Themelet e programimit ne gjuhen Java System.​out.​println​("Hello World!");

Themelet e programimit ne gjuhen Java

Ndermerr hapin e pare drejt nje karriere ne zhvillimin e programeve kompjuterike duke u bere pjese e kursit "Themelet e programimit ne gjuhen Java" - kurs qe do te njohe ne detaje me konceptet dhe mjetet rrenjesore koduese te gjuhes Java, nje prej gjuheve me te kerkuara ne tregun e punesimit, si dhe do te te pozicionoje ne hapat e pare te nje karriere premtuese si zhvillues.

Ne HardSoft, kursi "Themelet e programimit ne gjuhen Java" eshte pjese e serise se kurseve qe mundesojne studimin e gjuhes Java, duke u konsideruar si kursi pikenises per fillestaret apo te interesuarit qe kerkojne te sigurojne njohje te detajuar te cdo koncpeti kodues te infrastruktures dhe ekosistemeve ku vepron kjo gjuhe.

Ky kurs eshte i vlefshem per nxenesit ne shkollat ​​e mesme dhe studentet ne deget e studimit te lidhura me fushen e teknologjise apo inxhinierive ne universitete, si dhe kedo qe deshiron te provoje nese mund te kete nje karriere si programues. Megjithese pritshmerite per te qene pjesmarres ne kete kurs nuk jane te lidhura me njohuri te meparshme te programimit ne gjuhen Java apo ndonje gjuhe tjeter, per te qene i suksesshem ti duhet te kesh nje kuptim themelor te koncepteve matematikore, logjike dhe analitike per zgjidhjen e problemeve.

Pjesmarresit e kursit mund te ndjekin seancat e tij ne ambjentet e qendres, ose nga kudo tjeter (nese disponojne pajisje kompjuterike dhe internet te qendrusehem) nepermjet sistemit te studimit ne distance, ku opsioni i dyte behet i vetmi ne rast izolimi si rrjedhoje e pandemise se virusit COVID-19.

Pjesmarresit qe e perfundojne kursin dhe perftojne me sukses njohurite e tij, kane pritshmeri te jene te afte te kalojne me sukses provat ne testimin Oracle me numer 1Z0-811 (Java Foundations Certified Junior Associate). Ky certifikim verteton aftesite e tua per nje punedhenes te ardhshem, duke treguar potencialin tend per te qene zhvillues aktiv dhe t'u bere gjithnje e me i vlefshem me thellimin e njohurive ne studimin e thelluar te gjuhes Java dhe certifikimin e njohurive ne testet 1Z0-808 (Java SE 8 Programmer I) dhe 1Z0-809 (Java SE 8 Programmer II).

REZERVO TAKIM KONSULTUES

Dergo te dhenat per te kerkuar nje takim konsultues.

Permbajtja

Njohje me koncepte baze te gjuhes Java

Ne kete mesim njihemi me disa prej koncepteve kryesore te infrastruktures mbi te cilen funksionon gjuha Java, si dhe vecorive karakteristike te ekosistemit te saj. Nepermjet krijimit te nje programi qe afishon nje tekst pershendetes bejme njohjen me mjedisin e punes dhe mjeteve baze te gjuhes. Listojme bashkesine e karaktereve qe perbejne sintaksen e saj, si dhe rregullat qe kushtezojne krijmin dhe perdorimin e fjaleve koduese. Ndjekim te plote procesin nga krijimi i skedarit burim deri ne dhenien si rezultat te skedareve te intepretueshem (bytecode), duke intepretuar rolin dhe menyren e perdorimit te cdo mjeti te nevojshem.

1 seance

Njohuri te programeve elementare

Ne kete mesim prezantojme mjetet baze qe mundesojne ruajtjen e te dhenave ne gjuhen Java dhe operatoret me te zakonshem qe mundesojne manipulimin e vlerave te ruajtura, te tille si operatori i perzgjidhjes, operatori vleredhenes, operatoret aritmetik, operatoret e shkurtuar aritmetik dhe operatoret me dy kohe veprimi (postfix dhe prefix). Me perthithjen e permbajtje se ketij mesimi do te kemi mjaftueshem njohuri mbi mjetet e gjuhes Java per te krijuar programe qe marrin inpute, bejne llogaritje dhe japin rezultate.

2 seanca

Manipulimi i te dhenave

Ne kete mesim studiojme disa prej klasave te platformes perdoruese te gjuhes Java, te tilla si klasat Character, Math dhe String. Nepermjet tyre kulturohemi per menyrat sesi perdoren klasat, krijohen objektet dhe perdoren anetaret e tyre, si dhe diskutojme per diferencat midis anetareve statik dhe atyre te instances. Njihemi me diferencat midis te dhenave me natyra te ndryshme, menyren sesi operatoret japin rezultate qe varen nga tipi, si dhe teknikat qe mundesojne konvertimin e te dhenave ne tipe te ndryshme.

1 seance

Strukturat perzgjedhese

Ne kete mesim njihemi me strukturat dhe instruksionet qe mundesojne perzgjidhjen e blloqeve te kodeve qe intepretohen ne varesi te rastit. Fillimisht sqarojme modelin e perdorimit dhe rezultatet qe japin operatoret e marredhenieve dhe ato logjik. Me tej, nepermjet shembujve diskutojme per rastet ku gjen perdorim struktura perzgjedhese me nje drejtim if, struktura perzgjedhese me dy drejtime if-else, struktura perzgjedhese switch dhe operatori kushtezues (ternary).

2 seanca

Strukturat perseritese

Ne kete mesim njihemi me strukturat qe mundesojne perseritjen e blloqeve te kodeve qe intepretohen me shume se nje here. Fillimisht sqarojme modelin e perdorimit te tyre dhe format e perseritjeve qe mund te jene me interes ne kodim. Me tej, njihemi me modelin e kodimit te strukturave while, do-while dhe for. Nepermjet shembujve ilustrojme perdorimin e tyre, duke zgjidhur problema qe krijojne intuite programuese.

3 seanca

Metodat

Ne kete mesim prezantojme teknikat e riperdorimit te kodit nepermjet projektimit dhe ndertimit te metodave. Paraqesim modelin e ndertimit te metodave dhe sesi logjikisht eshte me e lehte qe problemet te trajtohen duke ndertuar metoda qe zgjidhin detyrat perberese te tyre. Njihemi me metodat qe bejne overload, metodat rekursive dhe proceset e intepretimit te tyre.

1 seance

Strukturat lineare te ruajtes se te dhenave

Ne kete mesim njihemi me situatat ku programet e kane te nevojshme te menaxhojne nje numer te paspacefikuar te dhenash. Specifikojme vecorite e vektoreve, menyren sesi behet implementimi i tyre ne Java, limitet dhe rregullat e mirperdorimit. Per te trajtuar probleme qe i tejkalojne limitet e vektoreve studiojme interface-t dhe klasat e platformes perdoruese te gjuhes, te tilla si List, LinkedList dhe ArrayList. Nepermjet strukturave lineare kuptojme intepretimin e ciklit for ne formen e ciklit foreach. Ne programe marrim te dhena nga rreshti i komandes. Ne kete mesim ka nje seri detyrash sfiduese per cdo nivel, me te cilet mbyllet seria e mesimeve qe bazohen ne intepretimin e kodit procedurial. Ne jemi te mirepregatitur nga eksperienca e kaluar me perdorimin e klasave ekzistuese te platformes dhe antareve te tyre, per te gezuar njohuri te mjaftueshme per te mesuar mbi programimin e orientuar ne objekte.

4 seanca

Zhvillim projekti qe permbledh te gjithe konceptet e kursit

Programi i krijuar ka si objektiv te strukturoje dhe nderlidhe te gjitha njohurite qe studiohen gjate kursit.

2 seanca

Regjistrohu ne kursin e radhes

Kurset Tona

Meso gjithcka qe duhet te dish!