Programimi nepermjet gjuheve C dhe C++ deshifro deri ne bitin e fundit

Programimi nepermjet gjuheve C dhe C++

Pas cdo klikimi te mouse-it ekziston nje program kompjuterik qe i ben gjerat te ndodhin. Ky kurs prezanton instruksionet baze te programimit dhe ju meson se si te shkruani programe te dobishme dhe argetuese duke perdorur gjuhen C dhe gjuhen C++.

Permbajtja e kursit garanton fitimin e njohurive te programimit procedurial si dhe koncepteve te programimit te orientuar ne objekte. Studentet mesojne si te zhvillojne algoritme, si te lexojne kod dhe si te kuptojne sesi konceptet e programimit shprehin algoritmin.

Ky kurs eshte i vlefshem per nxenesit ne shkollat ​​e mesme dhe studentet ne deget e studimit te lidhura me fushen e teknologjise apo inxhinierive ne universitete, si dhe kedo qe deshiron te provoje nese mund te kete nje karriere si programues. Megjithese pritshmerite per te qene pjesmarres ne kete kurs nuk jane te lidhura me njohuri te meparshme te programimit, per te qene i suksesshem ti duhet te kesh nje kuptim themelor te koncepteve matematikore, logjike dhe analitike per zgjidhjen e problemeve.

Pjesmarresit e kursit mund te ndjekin seancat e tij ne ambjentet e qendres, ose nga kudo tjeter (nese disponojne pajisje kompjuterike dhe internet te qendrusehem) nepermjet sistemit te studimit ne distance, ku opsioni i dyte behet i vetmi ne rast izolimi si rrjedhoje e pandemise se virusit COVID-19.

Pjesmarresit qe e perfundojne kursin dhe perftojne me sukses njohurite e tij, kane pritshmeri te jene te afte te kalojne me sukses provat ne testimet e C++ Institute per gjuhen C (CLE-C , CLA-C, CLP-C) dhe gjuhen C++ (CPE-C++, CPA-C++, CPP-C++). Ky certifikim verteton aftesite e tua per nje punedhenes te ardhshem, duke treguar potencialin tend per te qene zhvillues aktiv.

REZERVO TAKIM KONSULTUES

Dergo te dhenat per te kerkuar nje takim konsultues.

Permbajtja

Njohje me koncepte baze te kodimit ne gjuhen C dhe ne gjuhen C++

2 seanca

Strukturat qe perzgjedhin instruksione

2 seanca

Strukturat qe perserisin instruksione

3 seanca

Funksionet dhe shenjuesit

2 seanca

Strukturat lineare te te dhenave

3 seanca

Strukturat, klasat dhe objektet

2 seanca

Marredheniet shoqeruese te klasave dhe objekteve

2 seanca

Trashegimia dhe shumeformimet

2 seanca

Klasat abstrakte dhe interface, klasat dhe funksionet model (template)

2 seanca

Trajtimi i perjashtimeve dhe skedaret

2 seanca

Mjete te librarise standarde ne gjuhen C++ (STL)

2 seanca

Regjistrohu ne kursin e radhes

Kurset Tona

Meso gjithcka qe duhet te dish!