Bazat modeluese te kodimit deshifro deri ne bitin e fundit

Kush jane qellimet e tua?

Pershkrimi

Ky kurs do te te njohe me strukturat baze te programimit kompjuterik, si dhe do te rrenjose tek ti menyren e te menduarit si programues.

Ti do te formonsh kulture mbi mjetet baze te kodimit (variablat, operatoret, strukturat perzgjidhese, strukturat ciklike, vektoret, matricat, etj).

Kursi mbeshtet projektimin e programeve duke u bazuar ne pseudokod dhe diagrama bllokskemash.

Neperjmet ushtrimit me konceptet qe trajtohen ne kurs, ti do fitosh kthjelltesine qe procedurat natyrale te zgjidhjes se problemave te arrish ti intepretosh me modele te programueshme.

Permbajtja

Njohuri elementare te programimit

Ne kete seksion njihemi me disa prej koncepteve kryesore qe te gjithe programuesit duhet te dine. Tekniken e bllokskemes dhe pseudokodit i prezantojme si dy modelet me ane te te cilave gjate gjithe kursit do te projektojme programe.

1 seance

Strukturat qe perzgjedhin instruksione

Ne kete seksion prezantojme strukturat perzgjedhese me nje drejtim dhe me dy drejtime. Shembujt e ilustruar shpjegojne sesi ne rolin percaktues per keto struktura veprojne shprehjet logjike, te formuara nga zbatimi i operatoreve te marredhenieve dhe atyre logjik.

2 seanca

Strukturat qe perserisin instruksione

Ne kete seksion studiojme strukturat perseritese. Gjate seancave te ketij seksioni, nepermjet perdorimit te tyre projektojme zgjidhje te gjenerueshme ne varesi te inputeve te programit. Objektiv me shume rendesi per kete seksion eshte te kuptojme qe perseritjet mundesojne zgjidhje per shumicen e detyrave qe trajtojne nje numer te caktuar te dhenash.

3 seanca

Kodimi procedurial nepermjet blloqeve te funksioneve

Ne kete seksion shpjegojme teknikat e ndertimit dhe perdorimit te funksioneve. Shembujt e ilustruar e bejne te dukshme sesi nepermjet ketyre strukturave riperdorimi i kodit e shkurton ndjeshem kodin e programit dhe jep mundesi qe projektimi i tij te jete me i lehte.

1 seance

Strukturat lineare te ruajtjes se te dhenave

Ne kete seksion njihemi me potencialin qe fitojne programet qe menaxhojne perdorimin e nje numri te paspacefikuar te dhenash. Per te bere te mundur kete studiojme dhe praktikohemi me strukturat lineare te ruajtjes se te dhenave.

3 seanca

Regjistrohu ne kursin e radhes

Kurset Tona

Meso gjithcka qe duhet te dish!