Meso gjithcka qe duhet te dish

Mos meso sa per te krijuar njohje bazike per gjuhen SQL,
por pergatitu plotesisht per te qene i afte per te arritur rezultate maksimale ne shkolle apo pune.

Apliko

Informacione rreth kursit

Kursi "Projektim dhe menaxhim bazash te dhenash nepermjet gjuhes SQL" ofron mundesine per te studiuar plotesisht konceptet e projektimit dhe menaxhimit te bazave te te dhenave nepermjet gjuhes SQL.

Kursi bazohet ne supozimin qe pjesmarresit nuk kane njohuri te meparshme mbi teknologjite e bazave te te dhenave. Ky supozim lejon qe te krijohet kultura e duhur, pasi studiohet ne detaj dhe percjellet gjithe informacioni i nevojshem. Studentet mesojne si te lexojne dhe shkruajne kerkesa komplekse ne bazen e te dhenave, duke perdorur gjuhen SQL dhe sistemet menaxhuese SQLite, MySql Workbench dhe Micrososft SQL server. Njohurite e zbatuara jane te pershtatshme ne cdo sistem menaxhimi bazash te dhenash te bazuar ne gjuhen SQL, te tilla si Amazon RDS, Oracle, PostgreSQL, IBM DB2, MariaDB, etj.

Kursi nderthur vazhdimisht studimin teorik te mbeshtetur ne literature te mirepunuar ne gjuhen shqipe, me zhvillimet praktike, ku ne çdo seance punohen praktikisht dhjetra shembuj e ushtrime.

Menyra e te shpjeguarit dhe emocionet qe falin mesimi i gjerave te reja, kapercimi me sukses i sfidave koduese, ambjenti i ngrohte, shoqeria e mire, etj, bejne qe tek studentet tane te lindin ndjesi te mira, çka e ben kohen e kaluar se bashku goxha te kendshme dhe produktive.

seanca

ore

seanca cdo jave

Lista e temave te mesimeve te kursit

1. Njohje me bazat e te dhenave dhe procesin e zhvillimit te tyre

2. Modelimi i te dhenave

3. Projektimi konceptual i bazave te te dhenave

4. Projektimi logjik i bazave te te dhenave dhe relacioneve

5. Krijimi i bazes se te dhenave dhe objekteve baze te saj

6. Perpunimi i te dhenave te ruajtura ne nje tabele

7. Perpunimi i te dhenave te ruajtura ne shume tabela

8. Strukturat e kontrollit te gjuhes SQL

9. Perpunimi i vecuar i te dhenave te kerkesave dhe rutinat SQL

10. Ruajtja e integritetit te te dhenave ne proceset manipuluese te tyre

11. Permiresimi i kerkesave SQL per te rritur performancen e veprimeve

12. Menaxhimi i sigurise se bazave te te dhenave dhe planifikimi i katastrofave

Aftesite

qe perfitojne studentet me se shumti

  • Projektimi i bazave te te dhenave
  • Gjuha SQL
  • Krijimi dhe popullimi i bazave te te dhenave
  • Zbatimi i kerkesave SQL mbi baza te dhenash
  • Optimizimi i kerkesave SQL
  • Arkitektura e bazave te te dhenave
  • Siguria e bazave te te dhenave
  • Planifikimi i katastrofave
  • Rishikimi i informacionit