Planifikimi, instalimi dhe mirembajtja e rrjeteve kompjuterike lidhim boten se bashku

300

Kush jane qellimet e tua?

Pershkrimi

Ky kurs eshte ndertuar per inxhinieret dhe administratoret e rrjetit qe do te instalojne, operojne dhe mirembajne rrjete kompjuterike. Permbajtja e tij eshte e nivelit hyres dhe eshte ideale per ata individe qe kerkojne te fillojne nje karriere si inxhiniere rrjeti kompjuterik.

Ne perfundim te kursit, si student i perkushtuar, ti jo vetem qe do te gezosh njohuri prej profesionisti mbi konceptet baze te rrjetit, por gjithashtu do te jesh i afte te:

  • projektosh dhe instalosh rrjete funksionale
  • konfigurosh dhe mirembash ne funksionim pajisjet e rrjetit
  • perdoresh pajisje te tilla si switch, router per te ndare trafikun e rrjetit dhe krijuar rrjete te qendrueshem
  • identifikosh cilesite e mira dhe dobesite e konfigurimeve ekzistuese te rrjetit
  • implementosh standardet dhe protokollet e sigurise ne rrjet
  • kryesh procesin e Troubleshoot per problemet e rrjetit
  • mundesosh krijmin e rrjeteve virtual
  • programosh dhe automatizosh rrjetezimin nepermjet softuereve

Permes kombinimit te mesimeve, laboratoreve praktik, detyrave dhe trajnimit nga instruktoret, ne kurs ti studion konfigurimin e te gjithe perberesve te rrjetit, menaxhimin e tyre, si dhe identifikimin e kercenimeve themelore te sigurise. Ky kurs merr persiper te te siguroje qe si profesionist ne boten e IT ti te kesh njohurite dhe aftesite per te punuar si:

  • teknik ne sherbimin e mbeshtetjes se klientit
  • teknik kompjuterash
  • teknik rrjeti
  • konsulent infrastrukture rrjeti
  • administrator rrjeti
  • analist rrjeti
  • inxhinier rrjeti
  • inxhinier sistemesh IT

Studimi ne kete kurs bazohet ne material bashkekohore te mirepunuar ne shqip posacerisht per kete kurs. Permbajtja e tij eshte ne perputhje me permbajtjen e certifikatave:

Ndertimi i ketij materiali studimi eshte mundesuar nga nje pune teper voluminoze studimore e materialeve studiuese qe shoqerojne certifikatat e lartpermendura. Ne te jane bere bashke referencat me te mira per studimin e koncepteve te rrjetit, si dhe eksperienca e eksperteve me te mire te fushes. Permbajtja e studiuar jep mundesine qe te behesh i afte per:

  • te mbrojtur me sukses njohurite ne testimet e certifikatave te lartpermendura apo ne testime me plane studimi me objektiva te ngjashme
  • te kaluar me sukses intervistat per punesim ne pozicione hyrese ne fushen e rrjeteve kompjuterike
  • te operuar ne rrjete deri ne madhesi mesatare

Permbajtja eshte kategorizuar ne nje plan studimi me 12 kapituj. Ne secilin mesim eshte konsideruar qe studiuesi i tij eshte fillestare, ndaj jemi kujdesur qe te mos mungoje sqarim i detajuar per asnje koncept. Gjithashtu, secili koncept eshte vendosur ne nje radhe studimi, ku asnjehere nuk praktikohet perdorimi i njohurive te pashqyrtuara. Gjithcka vijon ne nje rrjedhe logjike ku vjen natyrshem sqarimi i cdo pse-je.

Materiali studimor eshte i pasur me laboratore (te simuluar/fizik) dhe quiz-e te ngjashem me pyetesoret e hasur ne intervistat e punes apo testimet vleresuese te njohurive.

Permbajtja

1. Njohje me rrjetin
2. Modelet reference te rrjetit (Internetworking Models), specifikat e tanishme te Ethernet dhe enkapsulimi i te dhenave
3. Protokollet e internetit (IPv4 & IPv6) dhe ndarja ne nenrrjete (Subnetting)
4. Sistemi i nderveprimit - IOS dhe menaxhimi i paisjeve
5. Rrugezimi i paketave te te dhenave (Routing)
6. Drejtimi i paketave te te dhenave (Switching)
7. Rrjetet virtual me siperfaqe lokale (V-LAN)
8. Rrjetet pa tel (wireless networks)
9. Siguria ne rrjete
10. Rrjetet me siperfaqe te gjere (Wide Area Networks - WAN)
11. Virtualizimi, automatizimi, programueshmeria dhe kontrolluesit SDN
12. Mirembajtja, monitorimi dhe optimizimi i rrjetit

Regjistrohu ne kursin e radhes

Kurset Tona

Meso gjithcka qe duhet te dish!