Studim i thelluar i gjuhes Java
Studio gjuhen Java ne detaje dhe krijo shance per nje karriere ne zhvillimin e programeve kompjuterike duke u bere pjese e kursit "Studim i thelluar i gjuhes Java" - kurs ne te cilen do te njihesh me te gjithe konceptet e programimit te orientuar ne objekte, principet e projektimit dhe praktikat e mira te punes si zhvillues.
Ne HardSoft, kursi "Studim i thelluar i gjuhes Java" eshte pjese e serise se kurseve qe mundesojne studimin e gjuhes Java, duke u konsideruar si kursi qe ploteson njohurite e fillestareve me te gjitha konceptet programuese qe mundeson infrastruktura dhe ekosistemi ku vepron kjo gjuhe.
Pritshmerite per te qene pjesmarres ne kete kurs jane te lidhura me njohuri te meparshme te programimit ne gjuhen Java, ku per te qene i suksesshem ti duhet te kesh njohuri te koncepteve themelore te gjuhes (koncepte qe mbulohen ne kursin Themelet e programimit ne gjuhen Java), ashtu si dhe nje kuptim themelor te koncepteve matematikore, logjike dhe analitike per zgjidhjen e problemeve.
Pjesmarresit e kursit mund te ndjekin seancat e tij ne ambjentet e qendres, ose nga kudo tjeter (nese disponojne pajisje kompjuterike dhe internet te qendrusehem) nepermjet sistemit te studimit ne distance, ku opsioni i dyte behet i vetmi ne rast izolimi si rrjedhoje e pandemise se virusit COVID-19.
Pjesmarresit qe e perfundojne kursin dhe perftojne me sukses njohurite e tij, kane pritshmeri te jene te afte te kalojne me sukses provat ne testimet Oracle me numer 1Z0-811 (Java Foundations Certified Junior Associate), 1Z0-808 (Java SE 8 Programmer I) dhe 1Z0-809 (Java SE 8 Programmer II), te kalojne me sukses intervistat e punesimit per pozicionet Junior ne teknologjite ku vepron gjuha Java, si dhe te konsiderojne veten te gatshem per te nisur nje karriere si zhvillues te gjuhes Java.
REZERVO TAKIM KONSULTUES
Dergo te dhenat per te kerkuar nje takim konsultues.
Permbajtja
Objektet dhe klasat
Ne kete mesim ne fillojme studimin e programimit te orientuar ne objekte. Per here te pare ne specifikojme cilesi dhe sjellje per objekte qe do te krijohen sipas vizionit tone te projektimit per zgjidhjen e problemeve. Njihemi me te gjithe llojet e anetareve te klases, duke arsyetuar per si-te, pse-te dhe cfare roli luan secili. Kuptojme diferencen ndermjet cilesive statike dhe atyre jo-statike. Specifikojme dhe testojme dukshmerite e niveleve private, public dhe public by default per anetaret e klases. Krijojme objekte dhe testojme arritjen e objektivave te projektimit te klasave te tyre.
Marredheniet shoqeruese ndermjet klasave
Ne kete mesim prezantojme teknikat e riperdorimit te kodit nepermjet krijimit te marredhenieve shoqeruese midis klasave. Njihemi me menyren sesi mundesohet riperdorimi i kodit nepermjet shoqerimit, grumbullimit dhe kompozimit, si dhe diferencat e perdorimit te secilit rast. Kuptojme sesi nje objekt mund te projektohet me cilesi te pandryshueshme. Konceptojme rregulla dhe parime te mire pune, duke u njohur me koncepte si enkapsulimi i kodit dhe abstraksioni i klasave.
Marredhenia e trashegimise se klasave dhe polimorfizmi
Ne kete mesim prezantojme teknikat e riperdorimit te kodit nepermjet krijimit te marredhenies se trashegimise. Projektojme shembuj duke e copetuar kodin sipas nje rrjedhe grumbullimi dhe zgjerimi ne superklasa dhe nenklasa. Njohim nivelin e dukshmerise protected per anetaret e klases. Njihemi me metodat override. Hasim pamundesi per te trajtuar situata koduese, te cilat dergojne rreth mirekuptimit dhe formimit te konceptit te polimorfizmit.
Klasat abstrakte dhe interface
Ne kete mesim permiresojme marreveshje te percaktuara ne mesimin e meparshem per te trajtuar situata ku ndeshem pamundesi per te vepruar ndryshe. Konvertojme ne abstrakte metodat qe ne mesimin e meparshem me marreveshje zhvilloheshin te cunguara. Diskutojme rreth mundesive te krijimit te klasave abstrakte edhe per rastet kur nuk eshte e nevojshme te specifikohen metoda abstrakte ne permbajtjen e tyre. Permiresojme situata te koduara me cilesi jo te mjaftueshme, duke eleminuar nevojat per konvertim ne nentipe nepermjet perdorimit te supertipeve te shprehur nga klasa abstrakte. Zbulojme interfacet si nje menyre per te kontrolluar zhvillimin e klasave dhe percaktuar shume superklasa (jo te te njejtit vargu trashegimie) te nje klase. Njihemi me trashegimine e interface-ve, dhe menyrat e kodimit te metodave te zhvilluara ne trupin e tyre. Ne mbyllje te koncepteve themelore te programimit te orientuar ne objekte, projektojme shembull model qe permbledh te gjithe konceptet e studiuara.
Generics - Tipet e pergjithesuar
Ne kete mesim i japim te drejte vetes te projektojme nje klase qe mund te perdoret per te krijuar objekt per gjithcka. Pertej tentatives tone teper te miremenduar, hasim situata kodi qe mundesojne gabime ne kohen e intepretimit. Pamundesia per te krijuar garanci ne perdorimin e klases se projektuar na jep kthjelltesine per te mirekuptuar dhe dhene te drejte perafrimit qe eshte bere ne gjuhen Java per te krijuar klasa te pergjithesuara. Studiojme klasat dhe metodat generic-e dhe sjelljen e tipeve te zevendesueshem ne permbajtjen e tyre. Njihemi me detaje qe perbejne diference dhe konvertojne ne gabime kompilimi gabimet qe ne menyrat e meparshme te projektimit mund ti hasnim si gabime ne kohen e intepretimit.
Klasat e nderfutura, enumeracionet dhe shprehjet lambda
Ne kete mesim njihemi me klasat e nderfutura. Nepermjet tyre zbulojme menyra per te krijuar disa klasa me dukshmeri publike ne te njejtin skedare kodi burim. Pervec tyre, arrijme te krijojme klasa me dukshmeri private, te cilat e cojne ne tjeter nivel aftesine per te enkapsuluar kodin e zhvilluar. Mesojme te ndertojme kodin e nevojshem per projektimin e objekteve prane hapesires se kodit ku keto objekte krijohen dhe perdoren. Nepermjet klasave anonime dhe shprehjeve lambda zbulojme menyrat e krijimit ne te njejtin rresht kodi te klasave dhe objekteve qe ato projektojne. Me ane te enumeracioneve krijojme struktura qe mundesojne krijimin e objekteve qe marrin vlera te limituara nga nje bashkesi e specifikuar konstantesh. Nepermjet rigrupimit te njohurive, projektojme situata koduese qe mundesojne sa me teper riperdorim kodi.
Perjashtimet
Ne kete mesim trajtojme situatat qe shkaktojne shkeputjen e intepretimit te programit ne menyre jo normale. Keto situata i klasifikojme nepermjet klasave te perjashtimeve, ne te rikuperueshme dhe te parikuperueshme. Studiojme klasat e platformes perdoruese te gjuhes qe mundesojne krijimin e objekteve perjashtuese. Rikuperojme situata duke perdorur perjashtime te deklaruar dhe perjashtime te padeklaruar. Kuptojme rrjedhen e ekzekutimit jo normal te programit dhe nxjerrim te dhena per instruksionet qe nuk intepretohen. Krijojme klasa perjashtimesh per te trajtuar situata te varura nga projektimi dhe kerkesat tona. Bejme te mundur krijimin e objekteve te kllonueshem dhe zbatojme skenare te perdorimit te tyre.
Collections - Strukturat e te dhenave qe mundesohen nga API
Ne kete mesim njihemi me Java Collections Framework, nje pakete me interface dhe klasa qe ndihmojne ne ruajtjen dhe perpunimin e te dhenave ne menyre efektive. Studiojme interface-t dhe klasat e platformes perdoruese te gjuhes, te tilla si Collection, Set, List, Queue, SortedSet, HashSet, LinkedHashSet, TreeSet, ArrayList, Vector, LinkedList, PriorityQueue, Arrays, Collections, Map, SortedMap, HashTable, LinkedHashMap, HashMap, dhe TreeMap. Paraqesim zgjidhje per situata komplekse qe kerkojne mirekuptimin dhe zbatimin praktik te strukturave te te dhenave per te krijuar implementime eficente.
Programimi paralel/me shume thread-e dhe perpunimi i te dhenave nepermjet streams
Ne kete mesim studiojme teknikat dhe praktikat e programimit paralel, menyrat qe mundeson gjuha Java per te krijuar instrumente qe intepretohen ne te njejten kohe (concurrency), si dhe perpunimin e te dhenave nepermjet procedurave streams. Arrijme te njihemi ne detaje me ceshtje te tilla si perftitimet, kostot dh modelet e programimit paralel, krijimin dhe kontrollin e thread-eve, menaxhimin e burimeve, si dhe projektimin e ndare ne shume detyra qe zbatohen ne te njejten kohe (multitasking) si rezultat i deshirueshem i programimit paralel. Gjenerojme objekte streams sekuencial dhe paralel, dhe nepermjet tyre perpunojme te dhenat duke zbatuar metodat filter, map, limit, reduce, find, match, sort, etj.
Trajtimi i inputeve dhe outputeve ne skedare
Ne kete mesim i japim fund pamundesise per te ruajtur te dhenat e trajtuara nga programi ne menyre te perhershme. Njihemi me skedaret dhe menyren e trajtimit te tyre ne varesi te platformes. Kuptojme perafrimin e bere ne gjuhen Java per te sheshuar diferencat e identifikimit te skedareve dhe cilesive te tjera te varura nga platforma. Njihemi me klasat/interface-t e mundesuara ne platformen perdoruese te gjuhes per te trajtuar inputin dhe outputin ne skedaret tekst dhe ato binare, te tilla si Scanner, PrintWriter, InputStream, OutputStream, FileInputStream, FileOutputStream, FilterInputStream, FilterOutputStream, DataInputStream, DataOutputStream, ObjectInputStream, ObjectOutputStream, BufferedInputStream, BufferedOutputStream, etj. Nepermjet tyre perpunojme te dhena te skedareve te formateve te ndryshem, kriptojme dhe dekriptojme te dhena, dergojme dhe marrim te dhena duke perdorur pajisje te tjera ne rrjet, etj.
Instrumentet qe mundesojne programimin e bazave te te dhenave
Ne kete mesim shqyrtojme permbajtjen e platformes ndervepruese te gjuhes per lidhjen dhe menaxhimin e te dhenave ne bazat e te dhenave. Pasi njihemi me teknikat qe mundesojne lidhje me sistemin e deshiruar te menaxhimit te bazes se te dhenave, zbatojme njohurite mbi shembuj konkret bazash te dhenash relacionale, duke arritur implementimin e te gjithe komandave baze qe mundeson gjuha standarde SQL.
Programimi i shperndare ne rrjet
Ne kete mesim shkruajme programe qe intepretohen midis disa pajisjesh te lidhura ne nje rrjet kompjuterik, duke ndare midis tyre te dhena dhe burime. Njihemi me paketat e platformes ndervepruese te gjuhes qe mundesojne komunikimin e pajisjeve ne nivel te ulet si dhe protokollet qe ofrojne kushtet per te shkruar lehtesisht programe qe nderveprojne ne pajisje te ndryshme nepermjet rrjetit. Njihemi me klasat/interface-t e mundesuara ne platformen perdoruese te gjuhes, te tilla si Socket, ServerSocket, URL, URLConnection, HttpURLConnection, InetAddress, DatagramSocket, DatagramPacket, etj. Krijojme programe qe zbatojne infrastrukturen e rrjetit, duke implementuar instrumentet e studiuara te gjuhes.
Zhvillim projekti qe permbledh te gjithe konceptet e kursit
Programi i krijuar ka si objektiv te strukturoje dhe nderlidhe te gjitha njohurite qe studiohen gjate kursit.
2 seancaKe dicka te paqarte?
Numri i kontaktit
+355 69 89 18 017
Emaili
kontakt@hardsoft.al
Kliko ketu per te nisur nje bisede
Kurset Tona
Meso gjithcka qe duhet te dish!
Per te zbuluar gjeniun brenda teje
Bazat modeluese te kodimit
Ky kurs do te te njohe me strukturat baze te programimit kompjuterik, si dhe do te rrenjose tek ti menyren e te menduarit si programues. Nese ke vendosur synime te medha per te ardhmen tende ne fushen e shkencave kompjuterike, ky kurs eshte menyra e duhur per te filluar realizimin e tyre.
- Seanca16
- Kohezgjatja40 ORE
- Tarifa24'000 Leke
Influencueset e gjuheve me popullore
Programimi nepermjet gjuheve C dhe C++
Ky kurs do te te njohe me konceptet koduese nepermjet gjuheve C dhe C++, gjuhe te cilat jane "marre shembull" ne zhvillimin e shume gjuheve te tjera. Ai eshte i dobishem per te gjithe fillestaret ne programim.
- Seanca24
- Tarifa36'000 Leke
- Kohezgjatja60 ore
Zemra e shkences kompjuterike
Struktura te dhenash dhe algoritme
Ky kurs do te te njohe me teknikat e strukturimit te te dhenave dhe krijimit te zgjidhjeve sa me eficente, koncepte qe cdo programues serioz duhet ti pervetesoje. Permbajtja e kursit ka aplikime te panumerta praktike si dhe thellesi intelektuale.
- Seanca24
- Tarifa36'000 Leke
- Kohezgjatja60 ore
Shkruhet nje here, zbatohet kudo
Themelet e programimit ne gjuhen Java SE 8
Permbajtja e ketij kursi do te njohe ne detaje me konceptet dhe mjetet rrenjesore koduese te gjuhes Java, nje prej gjuheve me te kerkuara ne tregun e punesimit, si dhe do te te pozicionoje ne hapat e pare te nje karriere premtuese si zhvillues.
- Seanca18
- Tarifa27'000 Leke
- Kohezgjatja45 ore
Shkruhet nje here, zbatohet kudo
Studim i thelluar i gjuhes Java SE 8
Permbajtja e ketij kursi i afteson studentet ne pershtatje me sfidat qe hasen ne kodimin bashkekohor. Ai ka si synim te formoje programues te rinj, te afte per te gjetur veten ne tregun e punes si zhvillues fillestare te teknologjive Java.
- Seanca30
- Tarifa45'000 Leke
- Kohezgjatja75 ore
Krijojme nderfaqe grafike
Strukturimi dhe stilimi i faqeve web nepermjet teknologjive html, css dhe bootstrap
Krijojme dhe stilojme elementet ne faqet e internetit dhe aplikacionet web, duke garantuar eksperience lundrimi responsive dhe sa me te kenaqshme ne te gjitha llojet e pajisjeve te aksesit.
- Seanca18
- Tarifa27'000 Leke
- Kohezgjatja45 ore
Fuqizojme sjellje dinamike
Programimi i sjelljeve dinamike ne faqet dhe aplikacionet web nepermjet javascript, jquery, ajax dhe vue.js
I projektojme dhe bejme te veprojne ne menyre dinamike elementet ne faqet e internetit dhe aplikacionet web.
- Seanca30
- Tarifa45'000 Leke
- Kohezgjatja75 ore