Programimi nepermjet gjuhes Java SE 8 krijo programe per cdo pajisje

Kush jane qellimet e tua?

Pershkrimi

Ndermerr hapin e pare drejt nje karriere ne zhvillimin e programeve kompjuterik duke u bere pjese e kursit "Programimi nepermjet gjuhes Java SE 8" - kurs qe do te beje te afte te realizosh se shpejti programin tend te pare ne nje nga gjuhet me te kerkuara ne tregun e punesimit.

Ti do te formonsh kulture mbi mjetet baze te kodimit procedurial dhe konceptet e programimit te orientuar ne objekte, duke studiuar plotesisht infrastrukturen e gjuhes Java.

Njohja e plote e ekosistemit te teknologjive Java, ben te mundur qe studentet qe e perfundojne kursin dhe perftojne me sukses njohurite e tij, te jene te afte te kalojne me sukses provat ne testimet oracle me numer 1Z0-808 (Java SE 8 Programmer I) dhe 1Z0-809 (Java SE 8 Programmer II), intervistat teknike te punesimit ne nivelin Junior, si dhe konceptojne programe desktop duke ja filluar nga e para.

Permbajtja

Njohje me koncepte baze te gjuhes Java

Ne kete mesim njihemi me disa prej koncepteve kryesore te infrastruktures mbi te cilen funksionon gjuha Java, si dhe vecorive karakteristike te ekosistemit te saj. Nepermjet krijimit te nje programi qe afishon nje tekst pershendetes bejme njohjen me mjedisin e punes dhe mjeteve baze te gjuhes. Listojme bashkesine e karaktereve qe perbejne sintaksen e saj, si dhe rregullat qe kushtezojne krijmin dhe perdorimin e fjaleve koduese. Ndjekim te plote procesin nga krijimi i skedarit burim deri ne dhenien si rezultat te skedareve te intepretueshem (bytecode), duke intepretuar rolin dhe menyren e perdorimit te cdo mjeti te nevojshem.

1 seance

Njohuri te programeve elementare

Ne kete mesim prezantojme mjetet baze qe mundesojne ruajtjen e te dhenave ne gjuhen Java dhe operatoret me te zakonshem qe mundesojne manipulimin e vlerave te ruajtura, te tille si operatori i perzgjidhjes, operatori vleredhenes, operatoret aritmetik, operatoret e shkurtuar aritmetik dhe operatoret me dy kohe veprimi (postfix dhe prefix). Me perthithjen e permbajtje se ketij mesimi do te kemi mjaftueshem njohuri mbi mjetet e gjuhes Java per te krijuar programe qe marrin inpute, bejne llogaritje dhe japin rezultate.

2 seanca

Manipulimi i te dhenave

Ne kete mesim studiojme disa prej klasave te platformes perdoruese te gjuhes Java, te tilla si klasat Character, Math dhe String. Nepermjet tyre kulturohemi per menyrat sesi perdoren klasat, krijohen objektet dhe perdoren anetaret e tyre, si dhe diskutojme per diferencat midis anetareve statik dhe atyre te instances. Njihemi me diferencat midis te dhenave me natyra te ndryshme, menyren sesi operatoret japin rezultate qe varen nga tipi, si dhe teknikat qe mundesojne konvertimin e te dhenave ne tipe te ndryshme.

1 seance

Strukturat perzgjedhese

Ne kete mesim njihemi me strukturat dhe instruksionet qe mundesojne perzgjidhjen e blloqeve te kodeve qe intepretohen ne varesi te rastit. Fillimisht sqarojme modelin e perdorimit dhe rezultatet qe japin operatoret e marredhenieve dhe ato logjik. Me tej, nepermjet shembujve diskutojme per rastet ku gjen perdorim struktura perzgjedhese me nje drejtim if, struktura perzgjedhese me dy drejtime if-else, struktura perzgjedhese switch dhe operatori kushtezues (ternary).

2 seanca

Strukturat perseritese

Ne kete mesim njihemi me strukturat qe mundesojne perseritjen e blloqeve te kodeve qe intepretohen me shume se nje here. Fillimisht sqarojme modelin e perdorimit te tyre dhe format e perseritjeve qe mund te jene me interes ne kodim. Me tej, njihemi me modelin e kodimit te strukturave while, do-while dhe for. Nepermjet shembujve ilustrojme perdorimin e tyre, duke zgjidhur problema qe krijojne intuite programuese.

3 seanca

Metodat

Ne kete mesim prezantojme teknikat e riperdorimit te kodit nepermjet projektimit dhe ndertimit te metodave. Paraqesim modelin e ndertimit te metodave dhe sesi logjikisht eshte me e lehte qe problemet te trajtohen duke ndertuar metoda qe zgjidhin detyrat perberese te tyre. Njihemi me metodat qe bejne overload, metodat rekursive dhe proceset e intepretimit te tyre.

1 seance

Strukturat lineare te ruajtes se te dhenave

Ne kete mesim njihemi me situatat ku programet e kane te nevojshme te menaxhojne nje numer te paspacefikuar te dhenash. Specifikojme vecorite e vektoreve, menyren sesi behet implementimi i tyre ne Java, limitet dhe rregullat e mirperdorimit. Per te trajtuar probleme qe i tejkalojne limitet e vektoreve studiojme interface-t dhe klasat e platformes perdoruese te gjuhes, te tilla si List, LinkedList dhe ArrayList. Nepermjet strukturave lineare kuptojme intepretimin e ciklit for ne formen e ciklit foreach. Ne programe marrim te dhena nga rreshti i komandes. Ne kete mesim ka nje seri detyrash sfiduese per cdo nivel, me te cilet mbyllet seria e mesimeve qe bazohen ne intepretimin e kodit procedurial. Ne jemi te mirepregatitur nga eksperienca e kaluar me perdorimin e klasave ekzistuese te platformes dhe antareve te tyre, per te gezuar njohuri te mjaftueshme per te mesuar mbi programimin e orientuar ne objekte.

3 seanca

Objektet dhe klasat

Ne kete mesim ne fillojme studimin e programimit te orientuar ne objekte. Per here te pare ne specifikojme cilesi dhe sjellje per objekte qe do te krijohen sipas vizionit tone te projektimit per zgjidhjen e problemeve. Njihemi me te gjithe llojet e anetareve te klases, duke arsyetuar per si-te, pse-te dhe cfare roli luan secili. Kuptojme diferencen ndermjet cilesive statike dhe atyre jo-statike. Specifikojme dhe testojme dukshmerite e niveleve private, public dhe public by default per anetaret e klases. Krijojme objekte dhe testojme arritjen e objektivave te projektimit te klasave te tyre.

2 seanca

Marredheniet shoqeruese ndermjet klasave

Ne kete mesim prezantojme teknikat e riperdorimit te kodit nepermjet krijimit te marredhenieve shoqeruese midis klasave. Njihemi me menyren sesi mundesohet riperdorimi i kodit nepermjet shoqerimit, grumbullimit dhe kompozimit, si dhe diferencat e perdorimit te secilit rast. Kuptojme sesi nje objekt mund te projektohet me cilesi te pandryshueshme. Konceptojme rregulla dhe parime te mire pune, duke u njohur me koncepte si enkapsulimi i kodit dhe abstraksioni i klasave.

2 seanca

Marredhenia e trashegimise se klasave dhe polimorfizmi

Ne kete mesim prezantojme teknikat e riperdorimit te kodit nepermjet krijimit te marredhenies se trashegimise. Projektojme shembuj duke e copetuar kodin sipas nje rrjedhe grumbullimi dhe zgjerimi ne superklasa dhe nenklasa. Njohim nivelin e dukshmerise protected per anetaret e klases. Njihemi me metodat override. Hasim pamundesi per te trajtuar situata koduese, te cilat dergojne rreth mirekuptimit dhe formimit te konceptit te polimorfizmit.

2 seanca

Klasat abstrakte dhe interface

Ne kete mesim permiresojme marreveshje te percaktuara ne mesimin e meparshem per te trajtuar situata ku ndeshem pamundesi per te vepruar ndryshe. Konvertojme ne abstrakte metodat qe ne mesimin e meparshem me marreveshje zhvilloheshin te cunguara. Diskutojme rreth mundesive te krijimit te klasave abstrakte edhe per rastet kur nuk eshte e nevojshme te specifikohen metoda abstrakte ne permbajtjen e tyre. Permiresojme situata te koduara me cilesi jo te mjaftueshme, duke eleminuar nevojat per konvertim ne nentipe nepermjet perdorimit te supertipeve te shprehur nga klasa abstrakte. Zbulojme interfacet si nje menyre per te kontrolluar zhvillimin e klasave dhe percaktuar shume superklasa (jo te te njejtit vargu trashegimie) te nje klase. Njihemi me trashegimine e interface-ve, dhe menyrat e kodimit te metodave te zhvilluara ne trupin e tyre. Ne mbyllje te koncepteve themelore te programimit te orientuar ne objekte, projektojme shembull model qe permbledh te gjithe konceptet e studiuara.

1 seance

Generics

Ne kete mesim i japim te drejte vetes te projektojme nje klase qe mund te perdoret per te krijuar objekt per gjithcka. Pertej tentatives tone teper te miremenduar, hasim situata kodi qe mundesojne gabime ne kohen e intepretimit. Pamundesia per te krijuar garanci ne perdorimin e klases se projektuar na jep kthjelltesine per te mirekuptuar dhe dhene te drejte perafrimit qe eshte bere ne gjuhen Java per te krijuar klasa te pergjithesuara. Studiojme klasat dhe metodat generic-e dhe sjelljen e tipeve te zevendesueshem ne permbajtjen e tyre. Njihemi me detaje qe perbejne diference dhe konvertojne ne gabime kompilimi gabimet qe ne menyrat e meparshme te projektimit mund ti hasnim si gabime ne kohen e intepretimit.

1 seance

Klasat e nderfutura, enumeracionet dhe shprehjet lambda

Ne kete mesim njihemi me klasat e nderfutura. Nepermjet tyre zbulojme menyra per te krijuar disa klasa me dukshmeri publike ne te njejtin skedare kodi burim. Pervec tyre, arrijme te krijojme klasa me dukshmeri private, te cilat e cojne ne tjeter nivel aftesine per te enkapsuluar kodin e zhvilluar. Mesojme te ndertojme kodin e nevojshem per projektimin e objekteve prane hapesires se kodit ku keto objekte krijohen dhe perdoren. Nepermjet klasave anonime dhe shprehjeve lambda zbulojme menyrat e krijimit ne te njejtin rresht kodi te klasave dhe objekteve qe ato projektojne. Me ane te enumeracioneve krijojme struktura qe mundesojne krijimin e objekteve qe marrin vlera te limituara nga nje bashkesi e specifikuar konstantesh. Nepermjet rigrupimit te njohurive, projektojme situata koduese qe mundesojne sa me teper riperdorim kodi.

1 seance

Perjashtimet

Ne kete mesim trajtojme situatat qe shkaktojne shkeputjen e intepretimit te programit ne menyre jo normale. Keto situata i klasifikojme nepermjet klasave te perjashtimeve, ne te rikuperueshme dhe te parikuperueshme. Studiojme klasat e platformes perdoruese te gjuhes qe mundesojne krijimin e objekteve perjashtuese. Rikuperojme situata duke perdorur perjashtime te deklaruar dhe perjashtime te padeklaruar. Kuptojme rrjedhen e ekzekutimit jo normal te programit dhe nxjerrim te dhena per instruksionet qe nuk intepretohen. Krijojme klasa perjashtimesh per te trajtuar situata te varura nga projektimi dhe kerkesat tona. Bejme te mundur krijimin e objekteve te kllonueshem dhe zbatojme skenare te perdorimit te tyre.

1 seance

Trajtimi i inputeve dhe outputeve ne skedare

Ne kete mesim i japim fund pamundesise per te ruajtur te dhenat e trajtuara nga programi ne menyre te perhershme. Njihemi me skedaret dhe menyren e trajtimit te tyre ne varesi te platformes. Kuptojme perafrimin e bere ne gjuhen Java per te sheshuar diferencat e identifikimit te skedareve dhe cilesive te tjera te varura nga platforma. Njihemi me klasat e mundesuara ne platformen perdoruese te gjuhes per te trajtuar inputin dhe outputin ne skedaret tekst dhe ato binare, te tilla si Scanner, PrintWriter, InputStream, OutputStream, FileInputStream, FileOutputStream, FilterInputStream, FilterOutputStream, DataInputStream, DataOutputStream, ObjectInputStream, ObjectOutputStream, BufferedInputStream, BufferedOutputStream, etj. Nepermjet tyre perpunojme te dhena te skedareve te formateve te ndryshem, kriptojme dhe dekriptojme te dhena, dergojme dhe marrim te dhena duke perdorur pajisje te tjera ne rrjet, etj.

2 seanca

Studimi dhe perdorimi i librarive qe ndertojne nderfaqe grafike per perdorues, duke krijuar si produkt nje program te plote qe permbledh te gjithe konceptet e kursit

Ne kete seksion grupohen 5 mesime me ane te te cileve studiohen konceptet e krijimit te programeve me paraqitje grafike. Ne perberjen e tyre paraqiten dhe sqarohen ne detaje te gjithe elementet grafik qe perdoren ne krijimin e paraqitjeve per perdorues. Gjithashtu, studiohen klasat qe mundesojne programimin e orientuar nga ngjarjet. Keto mesime ne i studiojme duke zhvilluar ne te njejten kohe dhe krijuar si produkt final nje program teresisht funksional. Programi i krijuar ka si objektiv te strukturoje dhe nderlidhe te gjitha njohurite qe studiohen gjate kursit.

5 seanca

Regjistrohu ne kursin e radhes

Kurset Tona

Meso gjithcka qe duhet te dish!