Formo konceptet e duhura

Ky kurs ju formon konceptet koduese nepermjet gjuhes C++.

Apliko

Informacione rreth kursit

Pas cdo klikimi te mouse-it ekziston nje program kompjuterik qe i ben gjerat te ndodhin. Ky kurs prezanton instruksionet baze te programimit dhe ju meson se si te shkruani programe te dobishme dhe argetuese duke perdorur gjuhen C++.

Aftesia per te programuar eshte gjithnje e me e rendesishme, nese keni synime te arrini nje karriere ne zhvillimin e programeve si dhe ne shume fusha te tjera.

Njohurite e ketij kursi ju mundesojne specializimin e njohurive prezantuese/baze te kodimit nepermjet gjuhes C++, por qe mund te shtrihen ne cdo gjuhe tjeter qe deshironi apo duhet te mesoni/perdorni.

Ne kete kurs studentet mesojne si te zhvillojne algoritme, si te lexojne kod dhe si te kuptojne sesi konceptet e programimit shprehin algoritmin. Permbajtja e kursit garanton fitimin e njohurive te programimit procedurial si dhe koncepteve te programimit te orientuar ne objekte.

Kursi nderthur vazhdimisht studimin teorik te mbeshtetur ne literature bashkekohore te mirepunuar ne gjuhen shqipe me ushtrimin praktik te njohurive (demonstrim/laborator).

Menyra e te shpjeguarit dhe emocionet qe falin mesimi i gjerave te reja, kapercimi me sukses i sfidave koduese, ambjenti i ngrohte, shoqeria e mire, etj, bejne qe tek studentet tane te lindin ndjesi te mira, cka e ben kohen e kaluar se bashku goxha te kendshme dhe produktive.

seanca

ore

seanca cdo jave

programe

Lista e temave te mesimeve te kursit

1. Njohje me koncepte baze te kodimit ne gjuhen C++ (1 seance)

2. Instruksionet perzgjidhes dhe ato perserites (2 seanca)

3. Funksionet dhe shenjuesit (1 seance)

4. Strukturat lineare te te dhenave (2 seanca)

5. Strukturat, klasat dhe objektet (2 seanca)

6. Marredheniet shoqeruese te klasave dhe objekteve (2 seanca)

7. Trashegimia dhe shumeformimet (2 seanca)

8. Klasat abstrakte dhe interface, klasat dhe funksionet model (1 seance)

9. Trajtimi i perjashtimeve dhe skedaret (2 seanca)

10. Mjete te librarise standarde (1 seance)

Aftesite

qe perfitojne studentet me se shumti

  • Programimi procedurial
  • Programimi i orientuar ne objekte
  • Zhvillimi i programeve
  • Testimi i programeve